Në një lidhje në “Opinion”, Manastirliu tha se këto dy javë janë vendimtare. Mënyra se si qytetarët do të reagojnë ndaj masave të vëna, do të sjellin edhe reagimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastiliu ka deklaruar se pas dy javësh, kur të përfundojë afati i masave që hyjnë sot në fuqi do të merret vendimi për hapjen e vendit, apo për mbylljen e tij akoma më shumë.
Në një lidhje në “Opinion”, Manastirliu tha se këto dy javë janë vendimtare. Mënyra se si qytetarët do të reagojnë ndaj masave të vëna, do të sjellin edhe reagimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
“Masat do të qëndrojnë 14 ditë, këto dy javë do të jenë javë vendimtare dhe ndaj kërkohet nga të gjithë një sakrificë. Janë dy javë, kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh. Zbatimi i masave, të atyre që kemi patur dhe atyre që fillojnë nesër, duke filluar nga orari i kufizimit në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, nga kufizimi i bareve-restoranteve… Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme dhe mënyra sesi ne do të reagojmë në këto dy javë do të jenë përcaktuese nëse do të kemi një shtrëngim të mëtejshëm, apo do të kemi një lehtësim të tyre,”- tha Manastirliu.
Nga sot, vendi ynë do të mbyllet gjatë fashës orare 20:00-06:00. Pas shtimit të numrit të të infektuarve, Komiteti Teknik bëri me dije se ka vendosur të shtrëngojë orën policore me dy orë të tjera. Një tjetër masë që u mor është edhe kalimi online i të gjithë gjimnazistëve të zonave të rrezikuara.