Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë dy nga yjet e futbollit që pavarqësisht viteve që kanë mbi supe, ende konsiderohen më të mirët nv planet. Gjithsesi, vlera e tyre me kalimin e viteve ka rënë ndjeshëm. Pleshti vlerësohet rreth 97 milion euro ndërsa Ronaldo 73 milion euro. ” The Sun” shkruan se një kal garash vlerësohet më shumë se vlera e të dy lojtarëve të marra së bashku.
Bëhet fjalë për “Galileon”, një kalë irlandez që mbizotëroi botën e garave në fillim të mijëvjeçarit. Sidoqoftë, ndryshe nga ç’ndodh me sportistet, vlera e tij është rritur pas përfundimit të karrierës si kal në pista garash. Vlera e këtij kali të “artë”, shkon në 200 milion dollarë, pavarsisht se pronari i tij nuk e ka në plan ta bëj një gjë të tillë. Gjëja me interesante e kësaj historie, ështe se Galileo, sot ështv 22 vjeç dhe vlera e tij është më e lartë se dy prej ikonave të futbollit botëror si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.