Universiteti i Oksford-it është duke u përpjekur që të kthejnë vaksinën nga injektimi me shiringë në pilulë ose në spraj. Dailymail shkruan se krijimi i kësaj gjëje do të mund të stimulonte imunitet më të mirë të vaksinës.
Profesorja që po merret me studimin Sarah Gilbert ky inovacion i vaksinës do të sillte një pelqim më të madh te njerëzit për shkak të frikës që kanë nga gjilpërat apo dhe do të ndihmonte në ruajtjen e vaksinës. Gilbert shkruan se përdorimi i pilulave mund të synojë qelizat imune të mushkrisë, në fyt dhe hundë.
“Siç e dini të gjitha vaksinat janë dhënë në këtë moment si injeksione intramuskulare. Kjo nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtje kundër një infeksioni të virusit të frymëmarrjes, ku ne duam që sistemi imunitar të jetë aktiv në traktin e sipërm respirator dhe më pas në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, këtu është virusi që shkakton infeksionin. Ne kemi vaksina të gripit që jepen nga spraji i hundës dhe kjo mund të jetë një qasje shumë e mirë në të ardhmen për të përdorur vaksina kundër koronaviruseve. Gjithashtu e mundur të merret parasysh vaksinimi oral qw ka shumë përfitime për shpërndarjen e vaksinave,” tha ajo.