Realizimi i disa të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi nuk ecur paralel me zhvillimin ekonomik të pjesëve të vendit ku ata jetojnë.
Kështu u shpreh deputeti shqiptar i Malit të Zi, Genci Nimanbegu në emisionin “Me Pak Fjalë” ku u shpjegua konteksti i popullsisë shqiptare në vendin fqinj.
Shqiptarët në Malin e Zi kanë fituar disa të drejta, njohja e gjuhës si gjuhë zyrtare, arsimimi në shqip, ekspozimi i simboleve kombëtare dhe marrja e statusit të krahinës më vete të Tuzit, duke e bërë atë krahinën e dytë në vend me shumicë shqiptare pas asaj të Ulqinit.
Megjithatë, tashmë kërkesat e popullsisë shqiptare sipas Nimanbegut janë për “barazi ekonomike, barazi kombëtare, për zhvillim infrastrukturor dhe që rinia të ketë perspektivë që të mos shkojë jashtë vendit”.