Diaspora shqiptare po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë. Ekonomia e vendit ka përfituar ndjeshëm nga hyrjet e remitancave, megjithatë ekziston nevoja për të mbështetur mënyra të reja për promovimin e angazhimit të diasporës për të ruajtur dhe forcuar lidhjen e tyre me Shqipërinë dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit.
Aktualisht janë përzgjedhur 35 ekspertë që jetojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë dhe që i përkasin diasporës shqiptare, të cilët janë pjesë e programit “Angazhoni Diasporën Shqiptare në Social dhe Zhvillimi Ekonomik i Shqipërisë”.
22 prej tyre që aktualisht janë përzgjedhur në bazë të nevojave të institucioneve deri tani do të zhvillojnë një takim online të hënën më 8 mars 2021. Takimi orientohet kryesisht në rolin e Diasporës në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit dhe sidomos në procesin e integrimit evropian.
Në këtë takim do të jenë pjesëmarrës Ministria e Diasporës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryenegociatorin per Integrimin Evropian, Drejtuesen e zyrës së IOM dhe ambasadorin italian të Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Ky program shërben për të mbështetur qeverinë dhe për të rritur angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit, me një fokus specifik në angazhimin e komuniteteve të diasporës në Itali, përmes veprimeve të synuara që ndjekin zonat me rëndësi strategjike të identifikuar nga Qeveria e Shqipërisë.
Projekti zbatohet nga IOM Albania në bashkëpunim me ministri të linjës, dhe në një koordinim të ngushtë me Ambasada Italiane në Tiranë dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor.
Takimi mund të ndiqet live në rrjetet sociale të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.