Një përlasje politike duket se po ndodh në Malin e Zi, në kohën kur NATO dhe Perëndimi po akuzon qeverinë serbe se në vend të antikorrupsionit, po nxit influencën ruse.
Sipas “Anten M”, ditën e djeshme, deputetët e Partisë së Dritan Abazoviçit, “E Bardha në të Zezë”, kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të votojnë ligjin për pronat e Kishës Ortodokse Serbe, qëndrim që pritet të sjellë përplasje të mëdha në koalicionin qeverisës.
Qëndrimi i Abazoviç vë në dyshim mazhorancën aktuale qeverisëse që drejtohet nga kryeministri Zdravko Krivokapiç. Po ashtu, ky qëndrim vjen në kulmin e fushatës elektorale për bashkinë e Nikshiqit, që është kthyer në një lloj “beteje”.