Selena Gomez së fundmi ka thënë se së shpejti mund të heqë dorë përfundimisht nga muzika.
Teksa pozoi për revistën “Vogue”, këngëtarja foli edhe për planet e së ardhmes, shkruan “CNN”.
Aktorja tha se është lodhur nga njerëzit që nuk i marrin seriozisht këngët e saj siç bëjnë me artistë të tjerë, për shkak të imazhit të saj si personazh i famshëm.
Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Ka pasur momente kur pyesja veten pse vazhdoj e bëj ende këtë gjë.
‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm, mendoj se ka shumë njerëz që e shijojnë muzikën time dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj ende, por mendoj se herës tjetër që do të bëj një album do të jetë ndryshe.
Dua ta provoj një herë tjetër përpara se të tërhiqem përgjithmonë”,- u shpreh Gomez.
Selena lansoi albumin e saj të parë në 2009-ën me “Kiss & Tell” dhe vazhdoi të publikojë tre albume solo dhe dy albume të tjera “Selena Gomez & the Scene”.