Serbia pritet që të mbyllet pjesërisht deri në 22 mars. Anadolu Agency shkruan se lajmin për mbylle të Serbisë e ka dhënë kryeministrja e vendit, Ana Brnabiç. Në një deklaratë në Kuvend, ajo tha se duke filluar nga sot në orën 20:00 të darkës dhe deri të hënën në 22 mars në Serbi do të lejohen vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pikat e karburanteve. Brnabiç tha se nëse mbyllja do të zgjasë do të jetë në dorë të qytetarëve.
“Ne kemi vendosur që prej sonte gjithçka të mbyllet, ndërsa prej të hënës do të shohim. Nuk do të ketë orë policore as ndalesë të lëvizjes. Nëse ato do të zgjaten nga e hëna varet nga të gjithë ne,” tha ajo.
Deri më tani në Serbi, janë regjistruar 520,911 raste të infektuar me Covid, ndërsa 4,747 të tjerë kanë humbur jetën.