Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge ka folur rreth vaksinës së AstraZenecës. Metro shkruan se, Kluge ka thënë se rastet e mpiksjes së gjakut mund të jetë shkaktuar nga shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm që nuk kanë lidhje me vaksinës.
Ai gjithashtu tha se përfitimet që vaksina ka janë më të mëdha dhe i tejkalojnë rreziqet e përdorimit të saj.
“Në këtë pikë të kohës, megjithatë, përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe përdorimi i saj duhet të vazhdojë, për të shpëtuar jetë,”tha ai.
Komentet e Kluge kanë ardhur një ditë para raportit që do të nxjerrë OBSH për vaksinën e AstraZenecës.