Mjeku Ilir Alimehmeti, së fundmi ka ndarë një studim amerikan, i cili jep shpresë për njerëzit, në një situatë ku e gjithë bota po përballet me pandeminë e Covid-19.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Alimehmeti, shkruan se sipas studimit, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.
Më tej ai thotë se ata që e kanë kaluar infeksionin e Covid-19, nuk duhet të shqetësohen nga variantet e reja, pasi nuk do të preken.
POSTIMI I PLOTË:
🙏 Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
🇺🇲 Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
👉 gjaku i pacientëve të sëmurë
👉 gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe 👉 gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
🦠 variantin e Wuhanit
🦠 variantin D614G (klasik)
🦠 variantin Britanik
🦠 variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
👉 Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
👉 Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.