Qeveria në Itali, do të vendos në tryezën e bisedimeve, efikasitetin e vaksinës ruse Sputnik V në ditët e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Laziosë, Nicola Gingaretti, i cili ndër të tjera ka thënë se do të nënshkruajnë një marrëveshje brenda pak ditësh, pas autorizimit nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Marrëveshja do të nënshkruhet brenda pak ditësh, sigurisht në pritje të autorizimit përkatës të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Ky është një lajm i mirë, i cili do na lejojë të bëjmë një hap para në nevojën për të furnizuar vaksinat, “ shtoi ai.
Në shkurt, Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive Lazzaro Spallanzani u shpreh pozitivisht për përdorimin e vaksinës ruse, në një raport për Ministrinë Italiane të Shëndetësisë mbi sigurinë dhe efektivitetin.
Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë po ashtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të presin “dritën e gjelbër” të Agjencisë Evropiane të Barnave, por nëse nuk nuk do vendoset një strategji e përbashkët evropiane, secili vend mund të vazhdojë në mënyrë të pavarur furnizimin me vaksina.
Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për të prodhuar vaksinën kundër Covid-19, Sputnik V, “me kompani nga Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania “, dhe është në pritje të miratimit nga Bashkimi Evropian.
Vaksina Sputnik V tashmë është aprovuar në 54 vende.