Avioni luksoz dhe i punuar me porosi për ish-presidentin amerikan Donald Trump, është punuar me detaje me flori 24 karatë dhe së fundmi ka zbritur në Orange County të Neë Yorkut.
Siç raporton CNN, aeroplani personal “Boeing 757” konsiderohet si një pasuri e madhe, të cilin Trump e ka përdorur si një hapësirë për të bërë fotografi dhe tubime elektorale.
Avioni ka edhe një tualet të larë me flori.
Tashmë ky avion ka zbritur në afërsi të Neë Yorkut për shkak se një motori po i mungojnë pjesët, kurse tjetri është konservuar dhe është mbështjell me najlon.
Shpenzimet e riparimit vlerësohet se kapin vlerën e miliona dollarëve, kurse dihet që pandemia e COVID-19 i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë së aviacionit.
Nuk dihet nëse avioni do të rikthehet sërish në punë për tu përdorur nga ish-Presidenti Trump.