Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili është bllokuar nga rrjetet sociale Tëitter, Facebook, që nga trazirat e 6 Janarit në Kapitol, po planifikon të hapë platformën e tij në dy apo tre muajt e ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur një nga këshilltarët e tij sot në një prononcim për Fox News.
Jason Miller, i cili përfaqësoi Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2020, i tha Fox News se ish-presidenti do të kthehet në faqet e rrjeteve sociale me një platformë të re, të vetën që “do ta ripërcaktojë plotësisht lojën”, por nuk dha hollësi.
Javën e kaluar, Twitter njoftoi se do të kërkonte një konsultim publik se si dhe kur duhet të përjashtojë udhëheqësit e vendeve nga shërbimet e tij.
Ai tha se po shqyrton politikën e tij dhe nëse udhëheqësit duhet t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si përdoruesit e zakonshëm.
Facebook, i cili pezulloi llogaritë e Trump për një kohë të pacaktuar në janar, i ka kërkuar komitetit të tij të pavarur të mbikëqyrjes për të vendosur nëse ndalimi do të va
zhdojë