Një shkrimtar dhe gazetar i njohur polak mund të përballet me tre vjet burg për thirrjen e Presidentit Andrzej Duda një “idjot” në një postim në ‘Facebook’ në nëntor.
Jakub Zulczyk akuzoi presidentin e vendit për dështimin duke thënë se nuk ishte arritur të kuptonte procesin zgjedhor në SHBA ku Joe Biden u zgjodh President, shkruan BBC.
“Joe Biden është presidenti i 46-të i SHBA-së”, shkruajti shkrimtari, duke shtuar se “Andrzej Duda është një idiot”.
Polonia e ka sanksionuar si vepër penale fyerjen dhe ofendimin e drejtuesve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të fesë. Prokuroria tha se fjalët e përdorura në këtë postim në Facebook janë fyese dhe të papranueshme.