Enea Jorgji është caktuar nga UEFA si gjyqtar kryesor për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë sonte në Prishtinë.
Enea, gjyqtari i FIFA-s që prej vitit 2012, gjykon në Superligën e Shqipërisë dhe ka përvojë edhe në disa ndeshje zyrtare në Ligën e Kombeve dhe në kualifikime për Ligën e Evropës.
36-vjeçari është shqiptari i parë që gjykon në një ndeshje të Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri në orën 20:45, në atë që shihet si një mundësi shumë e mirë për trajnerin e Kosovës Bernard Challandes për të parë se ku qëndron ekipi i tij para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj.