– David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kështë ankimuar lidhur me bashkëpunimin që ka mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së me Prokurorinë Speciale. Në fjalën e tij në gjyq, ai është ankuar duke u shprehur se Prokuroria u vë në dispozion materiale vetëm nëse ndërhyn Gjykata.
“Na akuzuar se bëjmë teatrilitet. Unë nuk jam ai lloj avokati. Ne themi që kjo nuk është arsyeja e duhur për nxjerrjen e materialeve. I jemi përgjigjur të gjitha çështjeve. Ne nuk po kundërshtojmë për hir të kundërshtimit. Por sepse kemi vështirësi. Që Prokuroria të japë gjithë dokumentet në të njëjtën kohë që jepet deklarata. Kjo praktikë nuk është ndjekur deri më tani në lidhje me të gjitha materialet. Të jepen materialet brenda 14 ditëve, ndërsa dëshmitë e dëshmitarëve të jepen brenda 28 ditëve. Me rastin e zotit Thaçi jemi një shembull i mirë i kësaj. Thaçi është marrë në pyetje dhe na kanë treguar materiale. Thaçit i kanë treguar 60-70 faqe materiale. Kërkuan ta merrnim dhe ne, dhe nuk na e dorëzuan deri para disa ditësh. Ende s’kemi marrë materialet as për të dërguarit e tjerë. Zoti gjykatës nëse ne nuk iu drejtohemi ju me kërkesa, sillemi rrotull,”-tha ai.