Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku thekson se shpreson që të vijojë dialogu me Serbinë.
Për të diskutuar këto tema edhe më gjerë, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris.
Macron ka vlerësuar se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë, teksa është shprehur se Franca mbështet bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron.