Pas një viti të punuarit nga shtëpia, Google vendos që të kthejë sa më shumë njerëz në zyrat e kompanisë.
Firma e madhe e teknologjisë do të lejojë të punojnë nga shtëpia për me shumë se 14 ditë në vit nëse ata aplikojnë per dicka të tillë .
Google do të vazhdojë punën nga shtëpia deri ne 1 shtator por do të lejoje kthimin në punë të punonjësve nga muaji tjetër. Duhet thënë se gjigandi i teknologjisë Google ishte e para që ofroi punë nga shtëpia kur pandemia goditi botën vitin e kaluar.
“Tani ka kaluar një vit që shumë prej nesh kanë punuar nga shtëpia dhe mendimi për t’u kthyer në zyrë mund të frymëzojë emocione të ndryshme,” shkroi të mërkurën në një email të kompanisë Fiona Cicconi, shefe e Burimeve Njerëzore të Google.
Nga shatori do të lejohet që punonjësit të jenë në në zyrë të paktën 3 ditë në javë.
Deri atëherë,kthimi në punë do të jetë në formë vullnetare pasi zyrat hapen ngadalë me kapacitet të kufizuar, bazuar në disponueshmërinë e vaksinave dhe një prirje rënëse në rastet e Covid-19.