Pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare ka vendosur sot zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që u ka përfunduar apo përfundon afati para 25 prillit.
Vendimi është marrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, me propozim të ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi.
Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe që pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria e kësaj të fundit është zgjatuar deri në 30 prill.
Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga opozita dhe u mbështet më pas edhe nga presidenti.