Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nuk do të ndërtohen hidrocentale në lumin e Vjosës duke i dhënë një përgjigje presidentit Ilir Meta dhe shqetësimit të aktorit Leonardo Di Caprios,. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Rama tha se për të mos lejuar ndërtime, janë në albitrazh ndërsa gjithë fajin ia pasoi paraardhësit të tij, Sali Berisha.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë solli si provë, hidrocentralet në luginën e Valbonës, duke e mbyllur me premtimin se Vjosa nuk do të ketë të njëjtin fat.
“Debatin për Vjosën e kemi nisur ne, e kemi çuar para ne. Hidrocentrale në Vjosë nuk do të ndërtohen. Saliu i ka bërë, njësoj si në Valbonë. 11 la në Valbonë dhe përsëri na kthehen ne. Në Vjosë nuk ndërtohen hidrocentrale. Por nuk frenojmë dot agroturizmin. Për ujin, aty nuk diskutohet që është e mbrojtur. Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori,”-tha Rama.