Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se brenda prillit do të mbërrijnë edhe 23 mijë doza të tjera të Pfizer.
Në një postim në Facebook, Kreu i qeverisë thotë se shumë shpejt do të ngjiten ne shkallët e larta të klasidfikimit në Evropë për volumin e vaksinimit.
“ LAJM I MIRË
Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER
*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë“, shkruan Rama.