Elektriçisti shqiptar u godit nga tensioni i lartë në Greqi/ Dëshmitarët: Qëndroi 2 orë pa jetë mbi shtyllë

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi ku tre elektriçistë mes tyre një shqiptar kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë rregulllimit të një defekti teknik në zonën e Eretrias.

Mediat greke kanë publikuar dëshmitë e qytetarëve nga vendi i ngjarjes të cilët pohojnë se ishte një vdekje shumë e keqe.

Sipas tij shqiptari ishte dhe personi që u godit më shumë nga rryma, I cili ka qëndruar për dy orë në shtyllën e tensionit ku i ka marrë flakë dhe koka.

Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit. Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim. Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë. 45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”, ka thënë banori.

Shqiptari Aleks Bruka nga Rrësheni ishte babai i tre fëmijëve, ai humbi jetën në mënyrë tragjike në Greqi një ditë më parë gjatë punës për rregullimin e nje defekti teknik në një shtyllë të tensionit të lartë 20 000 volt.

Aksidenti ndodhi në sheshin e fshatit, ku shtylla qendrore po zëvendësohej me banorët e fshatit duke u bërë dëshmitarë okularë të tmerrit.

3-ok

1-ok

5-ok

7-ok

4-ok

6-ok
2-ok

g.kosovari

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.