Të nesërmen e mbrëmjes në shtëpinë e Weston McKennie, dalin detaje të reja për festën, në të cilën ishin përfshirë edhe dy lojtarë të tjerë të Juventusit, Dybala dhe Arthur. Fqinji i lojtarit amerikan ka treguar për të përditshmen “Corriere della Sera”:
“Unë nuk mendoj se të jesh një futbollist i famshëm të jep të drejtën të jesh mbi rregullat. Rreth orës 22.30 unë dola për të shëtitur qenin, pashë një varg makinash të parkuara në buzë rrugës dhe një grup njerëzish, të gjithë pa maska, para portës. Kishte Mercedes me targa spanjolle, shumë Jeep-a dhe më pas, me taksi mbërritën edhe disa vajza të reja. Meqenëse darkat me miqtë nuk lejohen dhe mbyllja kishte nisur disa kohë më parë, vendosa të njoftoj policinë”.
Në intervistë, fqinji specifikon: “A identifikuan karabinierët një duzinë mysafirësh? Ata më duken pak, për mendimin tim kishte shumë më tepër, mbase dikush është larguar. Unë nuk kam asgjë kundër McKennie, i cili është një djalë i qetë. Ai qëndron në shtëpi, ose shkon të stërvitet, ai duket si një profesionist i mirë. Dhe unë jam një tifoz i Juventusit. Për këtë më vjen keq, në vend që të shkojnë në parti, ata duhet të mendojnë më shumë për fushën”,– ka thenë denoncuesi i ngajrjes.
Përpos gjobës prej 400 eurosh, të vendosura nga policia për thyerjen e rregullave anti-Covid, tre futbollistët “e pabindur” të Juventusit pritet të përballen edhe me masat ndëshkuese të klubit, të cilat pritet të mësohen në vijim