Milan dhe Zlatan Ibrahimovic së bashku edhe për një tjetër vit. Rinovimi i kontratës mes palëve është vetëm një hap larg, sipas “Milannews”, sulmuesi suedez dhe drejtuesit kuqezi në javët e fundit kanë intensifikuar kontaktet ndërmjet tyre për të arritur në fund në një akord verbal. Për të shkuar deri tek firma mungojnë vetëm disa detaje të vogla, si bonuse dhe shpërblimet individuale, për të lajmëruar më pas rinovimin zyrtarë.
Milan dhe agjenti i Ibrës, Mino Raiola, kanë negociuar gjatë deri në arritjen e një akordi, përcaktues në këtë pikë ka qenë dëshira e madhe e vetë lojtarit. Pavarësisht se është afro 40-vjeç, Ibra po vërteton se është një lojtarë thelbësorë pwr kuqezinjtë, mund të luaj ende në nivele të larta edhe në Champions League sezonin ardhshëm që objektivi kryesorë i të dy palëve.