Vjosa Osmani mori sot zyrtarisht detyrën e re si Presidente e Kosovës.
Marrja e detyrës u bë pa ceremoni të zakonshme shtetërore, për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë, po organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.
“Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës.