Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviç “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Deputeti Kamberi shpreson se libri do të ndihmojë drejtuesit e shtetit serb të ushtrojnë detyrat shtetërore pa paragjykime.
“Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX”.
“PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, shkruan ai.