Në New York të SHBA-së që nga fillimi i pandemisë informacionet zyrtare mbi COVID-19 kanë qenë të mundura edhe në gjuhën shqipe. Në 20 gjuhët e huaja të përdorura mes tyre ka qenë edhe informacioni në gjuhën shqipe, nisur nga fakti se në New York jetojnë shumë shqiptarë.
Ky është një nga rastet e veçanta në SHBA, ku një shtet zyrtarisht me informacione në online rrjetet sociale u drejtohet, Shqiptarve si komunitet ne gjuhën shqipe, me publikimin professional të çdo informacioni edhe në versionin shqip, I cili mund të gjendet në ubsajtin e qeverisë së New York State : https://coronavirus.health.ny.gov/home.
New Yorku, i cili është shteti që ka edhe numërin më të madh të Shqiptarëve, në Amerikë (përafërsisht – jo zyrtarisht, por në baza deklarimesh mendohet se janë afro 100 mijë shqiptar), i quajtur ndryshe si “kryeqyteti i Shqiptarve, tashmë u flet shqip – shqiptarëve, me informacione zyrtare, të përkthyera edhe në gjuhën Shqipe.
Këtu keni një vështrim të shkurtër në përditësimin më të fundit , ku bëhet fjalë për vaksinën kundër COVID – 19, Pfizer, Moderna dhe J&J :
Personat e moshës 60 vjeç e lart kualifikohen për të marrë vaksinat e COVID-19. Janë tre vaksina në dispozicion: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson/Janssen.