Një gjest sa irrallë aq dhe i veçantë është bërë nga 3 shqiptarë në Lamia të Greqisë, ku në mënyrë vullnetare kanë riparuar dhe lyer këndin e lojërave.
Të tre shqiptarët janë prindër vetë dhe sa herë që dilnin me fëmijët e tyre në park gjithmonë mendonin se mund të kontribuonin në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e tij.
‘Sa herë që vinin këtu shihnim kushtet e këndit të lojërave, dhe kështu vendosëm të ndërhynim, shkuam në bashki dhe kërkuam leje.’- tha njëri prej tyre.
‘Kush mund të ofrojë diçka, le ta bëjë. Në këtë mënyrë ne mund ta bëjmë qytetin tonë më të bukur.’- thanë ata.