Kosova/ MSH njofton se mbi 4,200 nëpunës shëndetësor janë vaksinuar kundër virusit COVID

Vaksinimi kundër COVID-19 është duke sot me vaksinimin e qytetarëve të grup-moshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

Kështu thuhet në një njoftim përmes rrjetit social në Facebook në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, deri dje, mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar. Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët,  dhe  kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Të Ngjashme

Posti tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Lajme Flash

REKLAMA

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.