Janë zbardhur bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosën 3 kontrollorët ajror të cilët janë arrestuar si organizator që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit. Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljanoi Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.
“Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit”, është ky një nga mesazhet e gjetura në aplikacionin WhatsApp, mes Flora Ndreca, një ndër të arrestuarit që komunikon me një punonjës tjetër. Nga ana tjetër, Muhin Mezini është ai që u ka shpërndarë punëtorëve të tjerë formularin e deklarimit të paaftësisë në punë dhe duke i shpjeguar se si duhet ta plotësonin.
Armando Fezga komunikon me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34 ku i shkruan “Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin. Më në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini i shkruan Armandos “Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë”, ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan “Mbylle kullën”, Hajredini i përgjigjet: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes.
BISEDAT NE WHATSAPP
Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular të shtetasit Armando Fezga është konstatuar se ai ka komunikuar përmes Whatsapp me shtetasin Eldi Dervishi ë cilit në datën 6 ora 11:34 i shkruan:
“Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.
Më pas në komunikimin në grup në datën 6 në orën 4:35, kontakti i regjistruar me emrin ‘Hajredini’ i shkruan shtetasit Armando “po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë.”
Ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mbylle kullën”.
Shtetasi Hajredin i përgjigjet “se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak prapa ndërmarrjes”.
Nga kqyrja e aparatit ceuluar në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet Whatsapp me Gersi Spaho, të cilit në datë 6 ora 21:12 i shkruan se “mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin?”
Në datën 6 ora 10:50 Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petri përmes Whatsapp foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa ky i fundit i është përgjigjur “në 12 jam aty”.
Në datën 6 ora 10:49 Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të rregjistruar me emrin Ezi foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij ndërsa Ezi i përgjigjet “e mira është të shkruash më shkurt”.
“Ndikimi i shtetasit Muhin Mezini me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror tek shoqëria Albcontrol tek vartësit e tij për plotësimin e formularit të paaftësisë së përkohshme në punë, provohet edhe nga deklarimet e shtetasve Emiljano Majani, Erion Alibali, dhe Erjon Krisafi”, thekson Prokuroria.