Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dhënë lajmin se nga nesër në mëngjes do të rinisin fluturimet komerciale në Shqipëri. Në një konference për shtyp nga aeroporti i Rinasit, ajo ka bërë me dije se që sot do të nisin edhe fluturimet emergjente.
“Kjo situatë e rëndë padyshim na ka bërë të kuptojmë se ka qenë plan për bllokim deri ditën e fundit të zgjedhjeve. Janë marrë masat për të verifikuar çdo gjë. Trafiku ajror ka filluar punën. Do vëmë në funksion të gjitha njësitë dhe për të kthyer çdo gjë në normalitet. Në pistën e Rinasit do të ulen të gjithë avionët që futen tek fluturimet esenciale. Ndërkohë që fluturimet komerciale do të fillojnë nga nesër në mëngjes,“- tha Balluku.
Ndërkohë që sot në aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet emergjente, ndërsa në orën 15:00 do të zbarkojnë edhe vaksinat e porositura anti-COVID.