Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e çuditshme ka ndodhur në Greqi ku një pacient grek 76-vjeçar ka humbur jetën pasi një 60-vjeçar shqiptar i ka hequr prizën e respiratorit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin Erithros Stavros në Athinë, ku infermierët janë shokuar kur kanë gjetur 76-vjeçarin e vdekur.
Duke kërkuar shkaqet e vdekjes, ata zbuluan se ishte hequr priza e respiratorit, veprim i cili u bë nga pacienti shqiptar sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme.