Përballë të rinjve në Burrel, Rama tregoi ditën e sotme historinë e suksesit të futbollistit Leo Messit. Ditën e djeshme Rama tregoi historinë e sopranos Ermonela Jaho, ndërsa sot atë të Leo Messit. Kreu i qeverisë që kur futbollisti ishte i vogël vuante nga një sëmundje e cila nuk e linte të zgjatej, mirëpo nuk i humbi asnjëherë shpresat.
“Vetëm duke këmbëngulur çdo ditë e më fort, vetëm duke duruar çdo ditë e më shumë, vetëm duke mos harruar se ngjitja është e vështirë dhe duke mos rënë pre e lodhjes kur lodhja thotë ndalo. Duke mos rënë pre e zemrës që rreh gjithnjë e më fort nga vështirësia dhe thotë pusho, duke mos rënë pre e mendjes që fillon gjej një rrugë më të shkurtër. Por duke thënë jo, maja është aty, unë do ngjitem aty dhe kësaj punë i ka vdek nëna. Nga ana tjetër është gjithmonë një sirenë joshëse. Jetojmë në një botë ku jo të gjithë janë guximtarë. Prandaj ekzistojnë edhe sirenat joshëse të atyre që tani kanë dalë nëpër Shqipëri dhe premtojnë lekë”, tha Rama.
“Me siguri të gjithë e njihni Leo Messin. Kur ishte i vogël thoshtë do luaj në Campnou. Se ai kishte një sëmundje në gjendrën e hipofizës e nuk zgjatej. Kishte shumë talent dhe ishte e pamundur të mendohej se Leo Mesi do bëhej Leo Mesi. Kur u mor me skuadrën e më të vegjëlve u trajtua me ilace. Shpresat që do të bëhej një lojtar Leo Mesi nuk i shkonte njeriu në vend. Ai pati të gjithë kurajon që ti shkonte deri në fund ëndrrës që ka parë me sy hapur”, tha Rama.