Në fjalën e mbajtur sot para votuesve për herë të parë në Burrel, kryeministri Edi Rama premtoi amnisti për paratë e emigrantëve, që do të investohen në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë vendase.
Kreu i qeverisë tha se kushti i vetëm është që këto para të mos jenë të ardhura nga krimi.
“Ne do t’u japim 5000 euro çdo djali dhe vaje, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe duan të hapin shpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në bujtinë për të ndërtuar një agroturizëm me produktet e zonës. Do t’u bëjmë një amnisti direkte atyre për t’i sjellë këtu pa ju kërkuar llogari, se i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit. Dhe këto para të vijnë këtu se janë para gjaku, para djerse, para shqiptarësh, dhe të hidhen këtu. Dhe gjithë kjo parajsë të fillojë të shikojë këto lule të një ekonomie të re”, tha Rama.