E përfolur në rrjet për martesën në Maldive e më pas, për kërkimin nga policia nën akuzën e trafikimit të armëve, Fjolla Morina “feston” ditëlindjen në arrati.
Këngëtarja është shkëputur nga rrjetet sociale por miqtë dhe dashamirësit i kanë urar 42-vjetorin këngëtares.
Biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i këngëtares e ka shoqëruar urimin me pikturën ku shihet bashkë me Fjollën me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen jeta ime”.
Vajza e madhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla në një postim në Instagram.
“Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje timen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! Tdon Maca jote mami”.