Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber realizoi një takim me Kongresisten e Dhomës së Përfaqësuesve, Representative Lisa McClain.
Ambasadorja e njohu znj. McClain me momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në historikun e 30 viteve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendev, Shqipërisë dhe Amerikës, që nga momenti i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në Mars 1991.
Ato diskutuan gjithashtu për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në fushën politike, ekonomike dhe atë të mbrojtjes, si dhe kontributin e çmuar të Diasporës shqiptare në SHBA.
Ambasadorja falenderoi Kongresisten McClain që pranoi ftesën për të qenë anëtare e Grupit të Çështjeve Shqiptare #AlbanianCaucus në Kongresin Amerikan.