Një studim i fundit në SHBA ka bërë të ditur se të rinjtë që e kanë kaluar Covid-19 duhet që të vaksinohet. Medpagetoday shkruan se të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në studim e kishin kaluar Covid-19, por që nuk ishin të mbrojtur nga riinfektimi.
Profesori që mori pjesë në këtë studim, Stuart Sealfon në një deklaratë tha se edhe se të rinjtë që janë imunizuar nga Covid, duhet që të vaksinohet pasi ata mund të marrin sërish Covid, si dhe të infektojnë të tjerët.
“Ndërsa shpërndarjet e vaksinave vazhdojnë të marrin vrull, është e rëndësishme të mbani mend se, pavarësisht nga një infeksion i mëparshëm COVID-19, të rinjtë mund të kapin përsëri virusin dhe akoma mund ta transmetojnë atë tek të tjerët. Imuniteti nuk garantohet nga infeksioni i së kaluarës dhe vaksinat që sigurojnë mbrojtje shtesë janë akoma të nevojshme për ata që kanë pasur COVID-19,” tha ai.