Ky është momenti kur avioni me emigrantë nga Londra ka mbërritur në Kukës. Fillimisht avioni u ul në aeroportin e Rinasit dhe më pas në Kukës, në aeroportin ‘Zayed, Flatrat e Veriut’.
Nga Londra kanë ardhur një grup emigrantësh që fillimisht u ulën në Rinas, ku iu bashkua dhe kryeministri Edi Rama për të udhëtuar drejt Kukësit.
Nga aeroporti i ri, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky është një aeroport operacional.
“Aeroporti i Kukësit do jetë aeroport totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Kush do ketë pyetje, po jua jap tani përgjigjen. Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesinarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk fluturohen as drejt Tiranës. Gjeneza e një historie të re të aviacionit’’, tha Balluku.