Punonjëset e seksit në botë po përballen me një dilemë: të punojnë dhe të infektohemi me koronavirusin, apo të heqin dorë dhe të mbeten pa të ardhura.
Pandemia ka risjellë në kujtesë ligjin në të cilin shumica e punonjësve të seksit operojnë në Europë, duke i hequr të drejtën për të marrë ndihmë nga shteti.
Tani vendet kanë filluar të hapen. Belgjika ishte një nga të parat që lejoi që bordellot të fillojnë punën, më 8 qershor, edhe pse sauna dhe sallat e masazhit duhet të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 korrik. Temperaturat e klientëve kontrollohen pas mbërritjes dhe të dy partnerët duhet të veshin një maskë për fytyrën.
Në Belgjikë, atje ku nuk ka kornizë ligjore për të mbrojtur punëtorët e seksit, por shumica e autoriteteve lokale e tolerojnë atë, vetëm ata që rezultonin të regjistruar si të vetëpunësuar kanë mundur të marrin kompensim. Kjo do të thotë se shumë njerëz u detyruan të kthehen në punë.
Hot Marijke, është një punëtore seksi në Flanders tregon se me hapjen e shtëpive publike ajo është e detyruar të kthehet në punë, sepse tashmë shteti nuk mban më përgjegjësi për to. “Është çmenduri, ju nuk mund të prekni miqtë tuaj, por ju mund të ngjiteni në shtrat me një të huaj”, ka thënë ajo.
“Pandemia ka qenë shumë dramatike për të gjithë punonjësit e seksit për shkak të mungesës së statusit të tyre ligjor në shumë vende ata janë duke u përjashtuar plotësisht nga masat emergjente,” tha Luca Stevenson, koordinatore në Komitetin Ndërkombëtar për të Drejtat e Punëtorëve të Seksit në Evropë ( ICRSE), e cila përfshin më shumë se 100 organizata.
Puna ka nisur me rregulla edhe për puntorët e seksit, detajet e klientëve ruhen deri në katër javë në rast gjurmimi të rasteve, nuk duhet të qëndrojë me punonjësen e seksit për më shumë se 15 minuta dhe lejohet takimi vetëm me një klient në një hark kohor të përcaktuar.
Ligji grek nuk lejon që punëtorët e seksit të regjistrohen si të vetëpunësuar dhe për këtë arsye të përfitojnë nga mbështetja e shtetit. Kjo do të thotë, sipas Red Umbrella Athinë, një iniciativë që mbështet punëtorët e seksit, që më shumë se 600 bordello operojnë ilegalisht në Greqi, ndaj qindra punonjës të seksit janë duke kërkuar klientë në rrugë. Sipas zyrtarëve në Ministrinë Greke të Mbrojtjes Civile dhe Komunat, ata kanë filluar të regjistrojnë qindra bordello ilegale, me qëllim që t’i bëjnë ato të ligjshme.
Në Hollandë, ka thirrje për qeverinë që të hapë industrinë sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne jemi plotësisht të përgatitur dhe mund të hapemi nesër,” tha Yvette Luhrs, një zëdhënëse në Qendrën e Informacionit të Prostitucionit i cili punon në pornografi.
Edhe pse prostitucioni në Hollandë është i ligjshëm, shumë punonjës të seksit janë në harresë. Ashtu si shumë qeveri në fillimin e krizës, Hollandezët krijuan një fond të ardhurash urgjente për ata që mbetën pa punë. Por në praktikë, shumë punonjës të seksit nuk kualifikohen për subvencione për shkak të mënyrës së regjistrimit të tyre pranë organeve tatimore përpara fillimit të krizës.