Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri nē Kukës.
Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thekson se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën.
“Kosova dhe Shqipëria edhe me një aeroport të ri në Kukës. AKB e vlerëson si mundësi të madhe dhe te re për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri nē Kukës”.
AKB tutje ka thënë se ky aeroport është më shume ne funksion të Kosovës se sa të vete Shqipërisë
“Kjo është më shume ne funksion të Kosovës se sa të vete Shqipërisë pasi që Prishtina ka rreth 100km, kjo është edhe një konkurrence e drejtpërsëdrejti e aeroportit te Prishtinës qe pasagjeret do përfitojnë shërbime me te lira e me te shpejta por edhe me shume zgjidhje për udhëtimin e diasporës shqiptare. Kjo rrite edhe mundësinë e konkurrencës të importeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë por dhe me gjere”.
Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij derisa tregoi për rëndësinë e hapjes së aeroportit që thotë se do të ndikojë në ekonominë e vendit foli edhe për historinë e Kosovës dhe lidhjen e shqiptarëve nga Kosova me Kukësin.
I pari i Shqipërisë në këtë ditë të madhe të cilën e quajti para të pranishmëve, pati edhe fjalë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e quajti ndër njerëzit e mëdhenj të shqiptarëve për të cilin thotë se do të shkruaj edhe historia.
“Në Aeroportin e Kukësit gjithsecili vizitorë do të mund të sheh brenda kësaj godine historinë e Kosovës, e madje aty është vendosur edhe një fotografi e ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi”.
Rama tregoi domethënien e emrit të këtij aeroporti.
“Sot është vërtetë një ditë fantastike për Kukësin, Shqipërinë për Kosovën dhe për gjithë shqiptarinë. Në radhë të parë unë dua të jap një shpjegim se kam parë që pyesin se çka është ky emër. Ky aeroport quhet Zayed-Flatrat e veriut sepse ky nuk është thjesht një aeroport i ri por është njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është edhe një tempull i kësaj toke, i kësaj zone por edhe të këtij komunitetit të madh shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Sepse pikërisht në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulen nga shtëpitë me dhunë, viktima të pastrimit etnik dhe u dynden drejt Shqipërisë, ku Kukësi ishte stacioni më i populluar”.
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të aeroplanëve, është projektuar për të mbajtur 3 të tillë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen katër aeroplanë.