Mediat greke duket se kanë nisur fushatë kundër kryeministrit Edi Rama ndërsa ai kërkon mandatin e tretë të qeverisë. “paron.gr” ka shkruar një artikull, ku edhe riktheksojnë afërsinë që kreu i qeverisë shqiptare ka me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan. Për grekët, shqetësimi kryesor është keqpërdorimi i objekteve të kultit, dhe frikën e asimilimit nga Turqia, shkruan Dosja.al
PJESË NGA ARTIKULLI I MEDIAS GREKE:
Ne kemi paralajmëruar shumë herë nga kjo kolonë për trajtimin e kryeministrit shqitar Edi Rama. Ky i fundit mbylli veshët nga Greqia duke ofruar një angazhim për të referuar mosmarrëveshjen për shelfin kontinental në Hagë. Rama gjatë gjithë kësaj kohe nuk e ka fshehur dobësinë e tij për presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë. Pak ditë më parë Rama shkoi në Gjirokastëqr me ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy, i cili inspektoi punën e restaurimit të xhamisë historik. Ajo që është shqetësuese është se ministri turk nuk është vetëm një mik personal i Erdoganit por edhe një figurë e fortë biznesi në sektorin e turizmit. Dhe ka shumë që e lidhin praninë e tij në Gjirokastër me planet për të plaçkitur pronën greke gjoja për t’u përdorur nga “investitorët”. Kur Rama shkoi në Dropull përdori një tempull historik dhe vendin arkeologjik të Apollonisë si sfond për fushatën e tij zgjedhore…