Ata do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe spitalet e Kosovës dhe Shqipërisë
Qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit ka filluar të shpërndajë donacione për spitalet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Fillimi i shpërndarjes së donacioneve filloi nga Klinika e Tetovës, ku u dhuruan 5 mijë jastëkë, batanije dhe mbulesa. Përfaqësues nga kjo shoqatë dhe drejtori i spitalit të Tetovës falënderuan Bruno Cekën për këtë donacion.
“Sot i dorëzojmë spitalit të Tetovës një donacion nga qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit dhe janë pesë mijë pako të përbërë nga jastëk, kallfe jastëkësh që do t’u shërbejnë nevojave të këtij spitali”, u shpreh Arjanit Xhaferi, përfaqësues i ACC, transmeton rtv 21.
“Dua të shpreh falënderim qendrës kulturore shqiptare të Teksasit si dhe dua të falënderojmë zotin Bruno Ceka që ky donacion i gjerë fillon me spitalin e Tetovës”, tha Florin Besimi, drejtor i Spitalit të Tetovës.