Nga udhëtimet në safarin afrikan në qytetet që s’mund të lihen pa u vizituar të paktën një herë, lista me 21 destinacionet e mëposhtme do t’ju bëjë me siguri që të planifikoni udhëtimin tuaj të radhës.
Shënim i autorit: Ata që vendosin të udhëtojnë këshillohen që të kontrollojnë kufizimet e qeverisë lokale, rregullat dhe masat e sigurisë në lidhje me COVID-19 dhe të marrin parasysh nivelet e komoditetit dhe kushtet shëndetësore të vendit ku po shkojnë përpara nisjes.
Po ju cilat destinacione keni vendosur në listën tuaj? Me kaq shumë vende ku ia vlen të udhëtosh, mund të jetë e vështirë ta reduktosh listën në vetëm disa destinacione kryesore.
Ndonjëherë, janë atraksionet e famshme, ushqimi i shijshëm dhe hotelet mahnitëse që na tërheqin në një destinacion të caktuar. Cilido qoftë motivimi juaj, ne kemi përmbledhur 21 destinacione, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë të vetme.
Pra, çfarë e bën një udhëtim të denjë? Kjo përgjigje ndryshon nga një udhëtar tek tjetri, por një gjë është e sigurt: Nga safaret afrikane te udhëtimet klasike rrugore, kjo listë do t’ju bëjë të dëshironi të planifikoni aventurën tuaj të radhës sa më parë.
Paris, Francë
Të shikosh dritat e Kullës Eifel, të shikosh vepra arti në muze të njohur me famë botërore, të konsumosh pasta të shijshme franceze: këto janë vetëm tre nga arsyet e panumërta që Parisi meriton një vend në listën tuaj. Sigurisht, destinacione të tjera franceze si Mont-Saint-Michel, Chamonix dhe Riviera gjithashtu ia vlen të vizitohen.
Udhëtimet klasike automobilistike në Amerikë
Udhëtimi automobilistik klasik është një ndër më popullorët në Amerikë dhe destinacionet që janë të arritshme nëpërmjet rrugëve automobilistike janë të shumta. Parqet kombëtare të mrekullueshme të vendit, duke përfshirë Grand Canyon, Yellowstone dhe Yosemite, mund të eksplorohen më së miri në një udhëtim rrugor me ndalesa në qytete të vogla dhe atraksione të ndryshme gjatë rrugës.
Machu Picchu
Të shohësh rrënojat historike të Perandorisë Incan midis Andeve është një përvojë që të lë pa frymë. Machu Picchu është një prej përvojave që gjithkush prej nesh duhet t’i vizitojë të paktën një herë. Për disa udhëtarë, vizita për të parë rrënojat bëhet ose me tren ose në këmbë si një udhëtim shumëditor.
Safari afrikan
Të shohësh kafshë madhështore si luanët, elefantët dhe rinocerontët në një natyrë të vetme është një ëndërr që mund të realizohet më së miri nëse ju vizitoni një safari afrikan. Afrika e Jugut, Tanzania, Ruanda dhe Kenia janë ndër destinacionet më të njohura të safari dhe në secilin prej atyre vendeve, ju do të gjeni operatorë turistikë profesionistë që mund t’ju ndihmojnë të shikoni këto krijesa në habitatin e tyre natyror.
Egjipti
Pavarësisht nëse ëndërroni të lundroni poshtë lumit të njohur Nil, të shihni Piramidat e Gizës, ose të vizitoni Luginën antike të Mbretërve, mrekullitë historike të Egjiptit e bëjnë këtë destinacionin krejtësisht unik (dhe të denjë për të zënë një vend në listën tuaj).
Maldivet
Maldivet janë sinonim i relaksit, luksit dhe romancës. Qëndrimi në shtëpizat njëkatëshe mbi ujërat blu në gurkali është padyshim një prej destinacioneve që ju duhet të vizitoni patjetër një herë, edhe pse ndodhet shumë kilometra larg dhe paketat turistike ndaj të cilit janë shumë të kripura.
Udhëtim me anije drejt Antarktidës
Keni shpresuar të vizitoni të shtatë kontinentet? Vendoseni Antarktidën si një prej destinacioneve në listën tuaj. Këtë udhëtim ju mund ta bëni me anije duke u mahnitur nga jeta e egër dhe mbi të gjitha në relaks të plotë nga komoditeti që ofrojnë udhëtimet me anije.
Italia
Të vendosësh se cili duhet të jetë destinacioni juaj i radhës midis qyteteve historike dhe të pasura me kulturë të Romës, Venecias dhe Firences mund të jetë shumë i vështirë, kështu që i gjithë shteti i Italisë, duke përfshirë kodrat e Toscanës dhe Bregun e bukur të Amalfit, meriton patjetër një vend në listën tuaj.
Australia
E quajtur një nga mrekullitë natyrore të botës, Great Barrier Reef është patjetër një prej destinacioneve që ju duhet të vizitoni me patjetër. Vija bregdetare e mrekullueshme e Australisë, Shtëpia ikonike e Operës së Sidneit dhe krijesat e veçanta si kangurët dhe koalat janë gjithashtu arsye për të shkuar në këtë destinacion.
Ishujt Galapagos
View of two beaches on Bartolome Island in the Galapagos Islands in Ecuador
Llojet e kafshëve dhe bimëve të pabesueshme dhe të ndryshme i bëjnë Ishujt Galapagos një tjetër udhëtim që smund ta humbasin, të paktën për udhëtarët që e duan natyrën. Ky arkipelag mahnitës në brigjet e Ekuadorit eksplorohet më së miri nëpërmjet lundrimit, kështu që ju mund të shikoni sa më shumë peizazhe dhe kafshë që do t’ju lënë pa frymë gjatë udhëtimit tuaj.
India
Ç
Ashtu si vendet e tjera në këtë listë, India ka destinacione të panumërta që ia vlen të eksplorohen, por një nga atraksionet më të famshme që udhëtarët ëndërrojnë të shohin vetë është Taj Mahal. Ky mauzole prej mermerit të bardhë i shekullit të 17-të ka tërhequr vizitorë në Agra për vite me radhë. Udhëtarët që duan ta bëjnë këtë udhëtim në komoditet dhe luks të plotë, mund ta bëjnë atë me tren në bordin e Maharajas ‘Express (me një ndalesë në Taj Mahal).
Tokio, Japoni
E vjetra dhe e reja ndërthuren së bashku në kryeqytetin e Japonisë. Tempuj dhe faltore historike, zona tregtare shumë të populluara, ushqime të shijshme dhe disa nga parqet dhe atraksionet më të bukura në botë, pavarësisht interesave tuaja personale, në Tokio të gjithë do të gjejnë diçka që do t’i përshtatet më së miri.
Nju Jork
Statuja e Lirisë, Empire State Building, shëtitjet në Urën e Brooklyn-it, këto janë vetëm disa nga atraksionet që mund të vizitoni vetëm në qytetin e Nju Jorkut. Nëse ëndërroni të vizitoni të gjitha vendet që keni parë në ekran, të shikoni një shfaqje në Broadëay ose të konsumoni ushqime që shiten në rrugë në lagje të ndryshme të qytetit, nuk ka dyshim që ky qytet meriton patjetër një vend në listën tuaj.
Petra, Jordani
Qyteti antik mahnitës i Petras përbëhet nga disa struktura mbresëlënëse të gdhendura në faqet e shkëmbinjve ranorë, duke përfshirë Al-Khazneh-in e famshëm. Qyteti daton mijëra vjet më parë, duke e vlerësuar këtë vend pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky do të ishte një destinacion që nuk duhet ta humbasin kurrsesi të pasionuarit e historisë.
Himalajat
Duke kaluar nëpër Indi, Pakistan, Afganistan, Kinë, Butan dhe Nepal, Himalajet janë shtëpia e disa prej majave më të larta në botë, e thënë ndryshe pamje marramendëse malore. Për vizitorët që kërkojnë aventura, ngjitja në malin Everest (ose të paktën ecja në Everest Base Camp) është një përvojë që duhet ta provojnë patjetër.
Muri i Madh Kinez
I shtrirë në të gjithë Kinën, me seksione që datojnë mbi 2,000 vjet, Muri i Madh kinez vlerësohet si një nga shtatë mrekullitë e reja të botës, destinacion që patjetër duhet të jetë pjesë e listës suaj dhe të vizitohet të paktën një herë.
Ishulli i Pashkëve
Qindra statuja monolite moai kanë tërhequr vizitorët kureshtarë në Ishullin e Pashkëve për vite me radhë. Ky ishull i largët polinezian ia vlen të vizitohet nga të gjithë ata që janë adhurues të udhëtimeve të gjata dhe që shpresojnë të shohin sa më shumë nga këto figura mbresëlënëse njerëzore, pa harruar të përmendim edhe pamjet fantastike të vijës bregdetare.
Dritat e Polit të Veriut
Kjo mrekulli mund të shikohet vetëm në disa destinacione afër Rrethit Arktik, duke përfshirë Alaskën, Islandën, Kanadanë, Groenlandën, Finlandën, Suedinë dhe Norvegjinë. Në të gjitha këto destinacione spektakli i dritave të veriut është mahnitës. Këshillohet që nëse do ta ndërmerrni një udhëtim të tillë, të niseni në fund të vjeshtës ose pa hyrë mirë pranvera.
Maroku
Medinat e zëna, arkitektura e ndërlikuar dhe një kombinim unik i ndikimeve kulturore e bëjnë Marokun një destinacion shumë të veçantë në planetin tonë. Nëse vendosni që ta vizitoni, me siguri që kur të ktheheni do ta mbani mend për shumë gjatë.
Greqia
Nga shtëpitë blu me të bardhë të Santorinit në atmosferën çlodhëse të Milos, ekziston një ishull grek i përsosur për çdo lloj udhëtari. Eksplorimi i ishujve ju jep mundësinë të përjetoni më shumë nga ato që mund t’ju ofrojnë qytete të tilla si Athina, por që po t’ju jepet mundësia nuk duhet t’i lini pa i parë.
Tailanda dhe Vietnami
Një udhëtim nëpër Azinë Juglindore është i domosdoshëm për çdo udhëtar, veçanërisht për ata që duan të provojnë ushqimin që shitet në rrugë. Nëse vendosni të vizitoni këto destinacione atëherë bëjeni mend mirë, sepse që të shijoni peizazhet, përvojën kulturore dhe kulinarinë do t’ju duhen me patjetër disa javë. Nuk duhet të lini pa vizituar Kamboxhian dhe Angkor Wat.