Presidenti i Republikës, Ilir Meta e konsideron si provokim incidentin në Fier, ku është hequr banderola e LSI. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Presidenti Meta i bën thirrje LSI që ti heqin banderolat derisa të përfundojë mitingu i PS dhe më pas ti vendosin vetë.
“Ftoj kandidaten e LSI për Fier Kejdi Mehmetaj dhe të gjitha kandidatet e tjerë të mos bien pre e këtij provokimi të bandës rilindase, të thellohen pak. Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por është edhe një provokim që ju gjoja të prishni mitingun që do bëjë rilindja me administratën në Fier. Këtë duhet ta kuptosh qartë. Kryetari i bashkisë së Fierit do të shkojë në burg për shkelej shumë të rënda që ka bërë
Prandaj komunikoni me zotin Ruci, meqë ai është me shumë përvojë në qarkun e Fierit. Në rast se banderolat shqetësojnë rilindjen hiqini banderolat dhe pastaj vendosini prapë se nuk është ky promil i madh që ka Fieri.
I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë dhe do ti gjykojë me një votë të jashtëzakonshme plebishitare”, tha Meta.
Presidenti i ka kërkuar kandidates për deputete të LSI-së, Keidi Mehmetajt që të komunikojë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të zgjidhin konfliktin e krijuar.
“Ftoj kandidatën e LSI të mos bien pre e këtij provokimi të bandës rilindase. Të thellohen pak. Ky është incidenti i turpshëm dhe banal. Është provokim Keidi që ju të prishni mitingun e Rilindjes. Duhet ta kuptosh qartë. Nuk është kjo beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI-së. Prandaj komuniko me zotin Ruçi në rast se banderolat shqetësojnë Rilindjen, hiqni dhe vendosini pas mitingut. Se nuk është problemi më i madh që ka Fieri. I di shumë mirë historitë e kryebashkiakut. Do t’ju përkrah se jeni figura të reja. Në Vlorë do shkoj pas nja 2 orës, do ndaloj në Fier. I thuaj zotit Ruçi,na ka thënë presidenti që t’i japi dhe ca postera të kryerilindasit që t’ja vë dhe të kënaqet ai. Dhe të shtohet edhe më tej urrejtja. Kërkon të prishi zgjedhjet, ky është problemi Keidi. Jo banderolat,”-tha Meta.