Pfizer ka identifikuar rastet e para të konfirmuara te falsifikimit të vaksinës Covid-19 që përdoren jashtë vendit.
80 dozat e rreme u gjetën në Meksikë dhe në Poloni. Ato kishin etiketim mashtrues dhe përmbanin substance që shërbenin për kujdesin e lëkurës.
“Ne jemi të vetëdijshëm që në këtë lloj mjedisi – të nxitur nga lehtësia dhe komoditeti i tregtisë elektronike dhe anonimati i ofruar nga interneti – do të ketë një rritje të prevalencës së mashtrimit, falsifikimit dhe veprimtarisë tjetër të paligjshme pasi lidhet me vaksinat dhe trajtimet për COVID-19. “-u tha në një deklaratë nga Pfizer.
Rreth 30 njerëz kishin marrë këtë vaksinë në Meksikë e cila kushtonte rreth 1.000 dollar për dozë.
Kjo ishte përpjekja më e fundit lidhur me krimin mbi vaksinat pasi shkelësit përpiqen të shftytëzojnë situatën për të nxjerrë fitime.
Asnjëri nga njerëzit që morën vaksinën nuk patën dëme shëndetsore pasi përbërja ishtë për kujdesin e lëkurës dhe parandalimin e rrudhave.