Policia e Malit të Zi ka arrestuar në qytetin bregdetar të Kotorrit Sllobodan Kashçelan, kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën
Kashqelan, 58 vjeç, u arrestua nën dyshimet për organizim të grupit kriminal që ka kryer dhe po planifikonte akte të rënda kriminale. Ai supozohet se është udhëheqës i një klani kriminal, i cili që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale malazeze për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut sipas mediave.
Dy bandat kishin filluar sulme vdekjeprurëse kundër njëra-tjetrës në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në vendet evropiane Greqi, Spanjë dhe Itali.Kashqelan i ka mbijetuar dy përpjekjeve për vrasje, përfshirë atë të vitit 2016 kur ai u plagos rëndë në qytetin verior serb të Novi Sadit.
Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, e përshëndeti arrestimin e tij duke e paraqitur si suksesin më të madh të policisë në 10 vitet e fundit.
Qeveria e re e Malit të Zi që fitoi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020 është zotuar se do të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin.
Zëvëndëskryeministri, Abazoviq, tha se arrestimi i Kashqelan është vetëm fillimi i luftës së qeverisë kundër krimit.
“Ne kemi premtuar se Mali i Zi nuk do të drejtohet nga mafia dhe ne jemi duke e përmbushur atë premtim”, tha ai