Blogeri Olti Curri i ka dalë në mbrojtje sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Përmes një serie postimesh qysh nga ngjarja e djeshme që përgjaku Elbasanin, Curri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me aktualitetin politik.
Në një prej reagimeve ai thotë se shefi i qeverisë së ardhshme s’duhet të takohet me mafiozë.
“…Mjaft qe kryeministri ardhshëm te mos jete me probleme mendore dhe personaliteti, te mos drogohet, te mos rrethohet nga mafioze, te mos jape tendera 100 milione euro kompanive me pervoje 2 javore ne treg, te mos humbe gjyqe 200 milione euro per teka personale te tipit (ça ke qe me shef?)… te takoje njerez te thjeshte dhe jo servilat llapiste…..e mira do ishte te mos e rrihte edhe gruan”, thotë Curri.
Bardhi dhe Curri thuhet se kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin dhe shpesh herë në media është përfolur për një histori rozë mes tyre./ tema