Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri për përplasjen në Elbasan ku mbeti vrarë Pierin Xhuvani
Kreu i qeverisë theksoi se Basha nuk ërkoi ndjes për 21 janirani kur ishte Ministër i Brendshëm.
Sot tha Rama del një grup paramilitar, i jep vetes të drejtën të ndalojë makina, të kërkojë llogari.
“Për të gjithë ata që na ndjekin dhe kanë ende durim për të dëgjuar për fushatë elektorale…dua të kujtoj se para pak muajsh ndodhi një ngjarje e rëndë, një djalë u vra nga dora e një polici. Ministri i Brendshëm kërkoi ndjesë dhe dha dorëheqjen, unë kërkova ndjesë, jam lidhur shumë më familjen e tij pas asaj që ndodhi. Ky njeri, ishte Ministër i Brendshëm kur ndodhi 21 janar dhe nuk kërkoi as ndjesë. Sot del një grup paramilitar, i jep vetes të drejtën të ndalojë makina, të kërkojë llogari. Kjo duket sikur kemi qenë në kohën e ofensivës apo të Gjermanisë, çfarë bënin ata? Dilnin në rrugë kapnin njerëz. Në atë përplasje vritet një nejri dhe ky thotë është përgjegjësi e Ramës. Domethënë ti që organizon këtë ngjarje dhe lëshon njerëzit në rrugë dhe na vë përballë bandës…si mund t’i besohet, ky njeri ka bërë skandale në çdo detyrë që ka qenë“, tha Rama.