Një tjetër front hapet në luftën e pafund të spiunëve. Republika Çeke akuzoi para pak ditësh rusët për sabotimin e një depoje municioni në vitin 2014.
Një veprim i kryer nga të njëjtët njerëz të përfshirë në sulmin ndaj Skripalëve (babë e bijë) të mërguar në Britaninë e Madhe. Një operacion i dyfishtë, i kryer nga Njësia 29155.
Historia është e gjatë dhe duhet të kthehemi 7 vjet më parë, kur siti ushtarak i Vrbetices, në lindje të Republikës Çeke, u shkatërrua nga një seri shpërthimesh, së pari në tetor, pastaj në dhjetor.
Hidhen në erë tonelata municionesh, dy punëtorë vdesin. Në atë moment, teza e aksidentit është e privilegjuar. Episodi mbetet në gjumë. Ai u zgjua një vit më parë nga hetime të reja, të shkaktuara nga shkëmbimi i informacionit.
Kundërzbulimi përqendrohet tek disa njerëz që kishin kërkuar të lejohen të vizitojnë magazinën. Dy prej tyre arritën në Pragë me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Moska – një Aeroflot – dhe u larguan pesë ditë më vonë për në Vjenë.
Për lëvizjet e tyre, ata përdorën dokumente false, njëri si Ruslan Tabarov, nga Taxhikistani dhe i dyti, Nicolaj Popa, një moldav. Emailet e dërguara në firmë ofrojnë të dhëna të tjera.
Kontrollet pasuese ngushtojnë rrethin. Agjencitë e sigurisë po kërkojnë tashmë Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, por në të vërtetë, ata janë Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, që i përkasin GRU-së, shërbimi sekret ushtarak i Moskës.
Gjithmonë ishin ata – është akuza – të cilët u përpoqën të vrisnin me “Novichock” të fuqishëm ish-kolegun e tyre, Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Yulia, në Salisbury, në vitin 2018 në Britaninë e Madhe.
Bazuar në atë që zbuloi në muajt në vijim, Moska ka vendosur në Evropë një bërthamë për misione speciale, Njësia 29155.
Burimet franceze, shtojnë se ata përdorin disa fshatra në Haute-Savoie si një qendër logjistike, nga këtu ata lëvizin kudo që kanë nevojë për të zbatuar një urdhër. Një prani që nuk ka kaluar pa u vërejtur, por që nuk do ta pengonte Kremlinin të ndërmerrte veprime kundër kundërshtarëve jashtë vendit.
Sa i përket motivit për sabotimin në Vrbetice, autoritetet ofrojnë një shpjegim. Ata duhej t’u dërgonin një sinjal tregtarëve të armëve, të cilët furnizuan Ukrainën ose rebelët sirianë, duke blerë materiale çeke.
Është gjithashtu e mundur, që bombat të kenë shpërthyer gjatë një transferimi. Dhe një person rishfaqet në skenë, bullgari Emilian Gebrev: në vitin 2015 ai u shtrua në spital për një muaj pas një darke në Sofje.
Ai raportoi një përpjekje për helmim, por policia ishte më e kujdesshme. Sidoqoftë, episodi përfundon në dosjen që kundër-inteligjenca ndërkombëtare po mbledh mbi rusët.
Njësia vihet në pikëpyetje për ngjarje të tjera të destabilizimit, duke përfshirë një përpjekje të pretenduar për grusht shteti në Malin e Zi.
Po hetohet edhe për vrasjen e një emigranti çeçen në Berlin. Dosja zgjerohet, ndërsa agjentët e Moskës identifikohen – kohët e fundit – në Holandë, Serbi dhe Itali. Në këtë të fundit, një oficer francez që shërben në Komandën e NATO-s në Napoli dhe kapiteni i fregatës, Walter Biot, arrestohen.
Ata janë fillesa hetimore të ndryshme nga të qelizës, por gjithsesi përfundojnë duke nxitur përplasjen Lindje-Perëndim. Praga ka vendosur të dëbojë 18 anëtarë të stafit nga ambasada ruse dhe kërkoi solidaritetin e qeverive miqësore. Rusia ka njoftuar hakmarrjen. Një tjetër përplasje po ndodh me Poloninë, edhe këtu diplomatët janë pranë dëbimit.
Masa të pashmangshme në një duel, ku nuk ka fjalë për armëpushim. Padyshim, pyetjet mbeten. Dikush pyet veten, pse GRU-ja ka vazhduar të përdorë të njëjtat elemente në një epokë, ku kontrollet e kryqëzuara – përfshirë ato elektronike – mund të jenë shumë efektive.
Përveç kësaj, sulmuesit e pretenduar ishin të pakujdesshëm në mbërritjen me avion në Republikën Çeke me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Rusia.
Zakonisht përdoren rrugë tranzit pikërisht për të shmangur dyshimet. Disa nga gabimet – madje edhe në të kaluarën – kanë çuar në manovra hipoteze, grindje, kush e di se çfarë lojërash me hije dhe pasqyra. Por mbase është pjesë e një bote “të egër”, ku dikush guxon dhe rezultati përfundimtar vlen.
“Si”