Pak orë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e rij, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat.
“Procesi i votimit është 100% e garantuar, fshehtësia e votës është 100% e garantuar. Pajisja dhe sistemi elektronik është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shënon radhë. Dua të bëj me dije se ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit”, tha Celibashi.
Ai ka bërë me dije se nuk duhet marrë celulari me vete.
“Asnjë me celular, nuk do të lejohet që të ketë celular në qendrën e votimit, kushdo që shfaqet me celular, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës”, tha ai.